28 Mars 2024

OSBE mbështet institucionet në përdorimin e "e-qeverisjes"

Prishtinë, 28 maj - Institucionet në Kosovë kanë bërë hapat e parë në zhvillimin e qasjes në "e-qeverisje", mirëpo ende kërkohet mbështetje për kapacitete teknike, organizative dhe ligjore.

Në mënyrë që të ndihmohen institucionet që të bëjnë hapa të mëtutjeshëm drejt krijimit të një sistemi të quajtur "e-qeverisje", Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur një vizitë studimi një-javore për shërbyesit kryesor civilë, në kuadër të Qeverisë, në Tallin, kryeqytet i Estonisë. Vizita studimore ka mbaruar sot.

Pjesëmarrës kanë qenë Drejtori i Zyrës Ligjore në Zyrën  e Kryeministrit, Drejtori i Zyrës së Gazetës Zyrtare dhe Drejtori i Sekretariatit Qeveritar. Ata kanë përcjellë prezantime interaktive në këmbimin e të dhënave për menaxhim, publikime online të ligjeve, sigurinë nga krimi kompjuterik dhe mbrojtje të të dhënave personale. Gjithashtu janë diskutuar edhe përvojat dhe praktikat më të mira në ‘e-qeverisja’ në të dyja nivelet, teorike dhe praktike.

“Sistemi ‘e-qeverisja’ ka gjasa që të bëhet standard botëror për administratë publike në të ardhmen. Kjo do të ndihmojë që të përmirësohet komunikimi dhe rrjedha e punës brenda institucioneve dhe ofrohen shërbime më të mira për publikun,” tha Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Që të dyja, institucionet dhe publiku, do të përfitojnë nga kjo qasje e re pasi që ‘e-qeverisja’ do të thjeshtësojë procedurat dhe përmirësojë mundësinë e qasjes dhe transparencës së administratës publike,” tha Almhofer.

Përveç kësaj, pjesëmarrësit kanë mësuar se si t’iu shmangen  problemeve dhe pengesave të mundshme që mund të ndodhin gjatë fazës së implementimit. Pritet që pjesëmarrësit do të shërbejnë si trajnues duke bartur te të tjerët njohurinë e fituar.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mandat për promovimin e standardeve demokratike dhe qeverisjes së mirë. Themelimi i sistemit modern të ‘e-qeverisjes’ në Kosovë do të ngritë nivelin e qeverisjes së mirë dhe përputhshmërinë me të drejta të njeriut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)