18 Prill 2024

Nokia World 2010 prezantohet edhe zyrtarisht

Helsinki, 17 shtator - Tashmë një kohë lexojmë dhe dëgjojmë rreth modelit të ri Nokia E7, ndërsa tani në ‘Nokia World 2010’, ky telefon më në fund edhe zyrtarisht është prezantuar.

Anssi Vanjoki e ka quajtur telefonim më mirë për biznes të ditëve të sotme, ndërsa se sa në realitet është i tillë, do të tregojë koha dhe interesimi i përdoruesve biznesmenë.

Në shikim të parë, ky telefon duket mjaft i madh dhe ka ekran prej 4 inçësh Amoled i ndjeshëm në prekje me rezolucion 16:9 nHD 640 x 360 piksel dhe tastierë rrëshqitëse QWERTY, ndërsa është punuar nga çeliku.

Pastaj aty janë edhe Bluetooth 3.0, HDMI, High-Speed USB 2.0 (micro USB connector), konektor Micro USB, konektor Standard 3.5 mm AV dhe FM Radio.

Memoria e Nokia E7, është 16 GB, ndërsa ka kamerë prej 8 mega piksel. Ai vjen me të gjitha pajisjet që u dedikohen përdoruesve të përparuar – integrimi i Exchange, shfletuesi i Office dhe me mbështetje për aplikime dhe navigacion Ovi. Ky telefon punon në sistemin operues Symbianu.

Në treg pritet gjatë tetorit me një çmim prej 495 euro. Procesori: 1GH processor Qualcomm Snapdragon, kamera: 8 mega piksel, memoria: 16 GB, ekrani: 4 inç, rezolucioni: 16:9 nHD 640 x 360.

Në shikim të parë, ky telefon duket mjaft i madh dhe ka ekran prej 4 inçësh Amoled i ndjeshëm në prekje me rezolucion 16:9 nHD 640 x 360 piksel

Pastaj aty janë edhe Bluetooth 3.0, HDMI, High-Speed USB 2.0 (micro USB connector), konektor Micro USB, konektor Standard 3.5 mm AV dhe FM Radio

Ai vjen me të gjitha pajisjet që u dedikohen përdoruesve të përparuar – integrimi i Exchange, shfletuesi i Office dhe me mbështetje për aplikime dhe navigacion Ovi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)