29 Mars 2024

Nokia e Yahoo, bashkojnë forcat

SHBA, 25 maj - Yahoo dhe Nokia kanë bërë të ditur se do të punojnë së bashku për të ngritur cilësinë e ofertave të tyre të internetit mobil, në një tentim për të rifituar pjesëmarrjen në treg që është humbur ndaj rivalëve si Apple e Google.

Duke filluar prej gjysmës së dytë të këtij viti, Yahoo do të jetë ofruesi ekskluziv i shërbimeve e-mail në celularët Nokia, gjersa në anën tjetër Nokia ekskluzivisht do të ofrojë harta dhe navigim për Yahoo.

Në një konferencë për media të mbajtur gjatë ditës së hënë në Nju Jork, kompanitë kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të shërbimeve për përdoruesit në tregjet në rritje e sipër, ku ky i fundit është duke përdorur celularin si pajisjen primare për tu qasur në ueb.

Nokia është duke lider për prodhimin e pajisjeve të dorës në shumë tregje në rritje e sipër, por ka pasur vështirësi për rritje në Amerikën Veriore. Sipas shefi ekzekutiv të Nokia-së, Olli-Pekka Kallasvuo, puna më e afërt me Yahoo-në ka gjasa që të ndihmojë në konkurrim më të fuqishëm në SHBA.

Roli i shërbimeve mobile dhe i softuerit është bërë shumë më i rëndësishëm prej se Apple dhe Google janë futur në tregun e pashijeve mobile, duke detyruar prodhuesit e pajisjeve mobile si Nokia dhe Samsung të nguten me prodhimin e ofertave të tyre .

Nokia ka shpenzuar më shumë se 10 miliard dollarë vetëm në vitet e fundit për të ndërtuar një biznes të ri duke ofruar shërbime të internetit që përfshijnë shkarkime të muzikës e deri tek e-mail, dhe deri më tani këto shërbime kanë fituar pak konsumatorë. E në vështirësi të ngjashme me konkurrencën Google, është edhe Yahoo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)