06 Prill 2020

Nokia do të përdor Linux në celularët e saj N-Series

Londër, 28 qershor - Nokia do të përdor softuerin Linux MeeGo në linjën e saj të celularëve N-Series, duke shpresuar se platforma e re do t’i ofrojë një mundësi më të mirë për të luftuar kundër rivalëve siç është Apple dhe Google.

N-Series ka qenë celulari më i rëndësishëm për Nokia për vite me radhë dhe si i tillë ai ka dominuar tregun e celularëve të mençur, derisa u paraqit në vitin 2007 Apple iPhone. Qysh prej kësaj kohe Nokia vetëm ka pasur telashe me këtë treg dhe nuk po mund të këndellet.

Nokia N8, do të jetë celulari i fundit nga seria N që do të punojë mbi platformën Symbian. Edhe pse kjo mbetet lider në tregun e smartphone-ve, ajo vazhdimisht ka humbur pjesëmarrje në treg e edhe këtu i ka fajet sistemi operativ i Apple, iOS.

“Pajisjet e ardhshme N-Series do të bazohen në MeeGo” tha zëdhënësi i Nokia, Doug Dawson.

Nokia dhe Intel në shkurt patën krijuar MeeGo, që ishte një bashkim i platformës së Nokia-së, Linux Maemo dhe e Moblin-it të Intel, dhe që bazohet në softuerin me kod të hapur Linux.

“Konfirmimi se MeeGo do të përdoret për celularët e ardhshëm N-Series tregon se Nokia është duke vendosur të gjithë pasurinë që ka në këtë platformë për të sfiduar rival si Apple e HTC” tha Ben Wood, drejtor hulumtues pranë kompanisë konsulente Britanike, CSS Insight.

Verzione të sistemit operativ Linux, gjithashtu duke përfshirë Google Android, LiMo dhe Palm WebOS, kanë fituar pjesëmarrje të vazhdueshme në treg, dhe po vazhdojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Në çerekun e parë të këtij viti, pjesëmarrja e përgjithshme e celularëve Linux u ngrit në 14 për qind, nga 8.5 për qind sa ishte para një viti, ka theksuar Gartner.

Linux është platforma më e popullarizuar për sistemet operative kompjuterike me kod të hapur dhe që ofrohet për publikun pa pagesë.

Ai është sistem operativ rival i drejtpërdrejt i sistemit operativ të Microsoft, Windows që ka kod të mbyllur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)