29 Mars 2024

Një milion shkarkime të Opera për iPhone brenda 24 orësh

SHBA, 19 prill - Shfletuesi i Operas për iPhone është ngjitur në maje të aplikacioneve më të popullarizuara në iTunes vetëm brenda 24 orëve prej kur ështe lëshuar zyrtarisht për shkarkim.

Opera Mini brenda 24 orëve të para është shkarkuar saktësisht nga 1.023.380 përdorues të iPhone. Ndryshe, në kompaninë Apple u ishte dashur tri javë për të miratuar këtë aplikacion, e cila edhe më herët ka qenë në dispozicion të celularëve tjerë.

Megjithatë, Opera Mini nuk është shfletuesi i vetëm alternativ i Apple Safari i cili është programuar për iPhone. Programuesi gjerman Alexander Clauss ka krijuar shfletuesin e tij për iPhone të emëruar iCab në muajin maj të vitit 2009.

\"Opera sigurisht është njëri prej shfletuesve të njohur për kompjuter i cili mund të përdoret në iPhone\", ka thënë analisti Ian Fogg, transmeton BBC.

\"Nuk ka as Firefox e as Internet Explorer - e sigurisht as që do të janë ndonjëherë për shkak të mjedisit programues\", ka vlerësuar Fogg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)