15 Dhjetor 2019

Nis sistemimi i të zhvendosurve nga Shqipëria në Parkun Inovativ në Prizren

Prishtinë, 28 nëntor - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në koordinim me Ambasadorin Gjerman në Kosovë,  Christian Heldt, Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, Drejtorin e Agjencionit për Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra, Ministrinë e Punëve të Brendshme - Drejtorin Valon Krasniqi dhe përfaqësuesit e GIZ-it, janë dakorduar që Koordinator i ekipit ndër – institucional të pranimit, strehimit dhe kujdesit për të zhvendosurit nga Shqipëria në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro - Gjerman në Prizren, të jetë Faruk Dakaj, Drejtor për Emergjenca dhe Siguri, i ndihmuar nga të gjitha institucionet relevante qendrore dhe lokale.

Zyra e Kryeministrit në detyrë, njofton se nga ky mobilizim, Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro – Gjerman është në proces të sistemimit të personave të zhvendosur nga Shqipëria dhe po ky ekip është angazhuar që t’u ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme.

Policia e Kosovës ka siguruar Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman, Agjencia e Emergjencave ka dërguar ekipin adekuat, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Prizrenit janë kujdesur për ekipet mjekësore primare dhe sekondare, Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar ekipet adekuate për menaxhim të zhvendosjen, Shoqëria civile dhe qytetarët në koordinim me Komunën e Prizrenit kanë ofruar ushqim dhe materiale të tjera të nevojshme.

Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe GIZ, janë në përkrahje të vazhdueshme në koordinim dhe në ndihma.

“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Prizrenit, Institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës, për gatishmërinë, përgjegjësinë, reagimin dhe profesionalizmin e treguar në gjithë këtë situatë tragjike për bashkëkombësit tanë”, ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, theksoi se Kosova, në mënyrë institucionale, Ambasada Gjermane në Kosovë, GIZ-in dhe qytetarët e Kosovës me ndjenjën e solidaritetit do të jenë në dispozicion dhe pranë popullit shqiptarë në këto momente të vështira.

Mediat do të informohen me kohë, për mundësinë e mbulimit medial të strehimit, akomodimit dhe kujdesit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)