29 Shkurt 2020

Nis misioni i satelitit që synon të zbulojë të dhëna rreth Diellit

Florida, 10 shkurt - Agjencia Evropiane për Hapësirë ka nisur të dielën një satelit, me qëllim të studimit të Diellit nga kënde më të afërta se kurrë më parë.

Misioni 1.5 miliard dollarësh përfshin kamera dhe sensorë që synohet të zbulojnë të dhëna të reja rreth asaj se si funksionon ylli kryesor i planetit Tokë.

Shkencëtarët kanë thënë se dëshirojnë të kuptojnë më mirë çfarë e nxit dinamikën që ka Dielli.

Sateliti është nisur në orët e vona të së dielës nga Florida e Shteteve të Bashkuara.

Hulumtuesit shpresojnë se dituria e fituar nga ky mision do të ndihmojë në përditësimin e modeleve që përdoren për të parashikuar shpërthimet e mundshme të Diellit.

Në krye të këtij misioni është Agjencia Evropiane për Hapësirë, në bashkëpunimin me NASA-n amerikane.

Sateliti është nisur drejt një rruge të gjatë për të arritur në sipërfaqen e Diellit prej rreth 42 milionë kilometrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)