29 Mars 2024

Ngritja e sigurisë kibernetike në institucionet publike është e domosdoshme

Prishtinë, 23 janar - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) u mbajt takimi i radhës i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike i Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot takimin e parë të rregullt për vitin 2020.

Ky takim i mbajtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u hap nga zëvendësministri i MPB-së, Selami Shkodra, njëherësh Koordinator Kombëtar i Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike.

Gjatë këtij takimi, të gjithë anëtarët e Këshillit raportuan për nivelin e sigurisë kibernetike gjatë vitit të kaluar si dhe aktivitetet dhe masat që janë marrë lidhur me këtë çështje.

Zëvendësministri Shkodra inkurajoi pjesëmarrësit që të vazhdohet më tutje me aktivitetet e tilla, pasi që ngritja e sigurisë kibernetike në gjitha institucionet publike është e domosdoshme.

Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra theksoi se siguria kibernetike vazhdon të jetë me prioritet të lartë në agjendën e MPB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)