29 Maj 2020

"Neofonie" prodhon i-Pad me një produkt të ri

Berlin, 14 prill - Një kompani gjermane po përpiqet të rivalizojë me gjigandin Apple të teknologjisë amerikane, duke krijuar një produkt të ngjashëm  me iPAD-in.

Kompania gjermane Neofonie ka prodhuar kompjuterin WE-PAD, i cili është dizenjuar në Berlin, ku kompania ka edhe zyrat, por prodhohet në Azi. Ai mund të ngjajë si i-PAD, por prodhuesit e WE-PAD-it këmbëngulin se është shumë i ndryshëm.

WE-PAD ka dy vende për vendosjen e USB-së që është pajisja për të regjistruar informacionin dhe është pajisur me një kamera, që i lejon përdoruesit të kenë akses në programet e video-konferencave, ashtu sikurse Skype.

Porositë e para për WE-PAD-in fillojnë në fund të muajit dhe çmimi fillestar do të jetë 449 EURO. Por kompania Neofonie thotë se, që para daljes në treg të këtij kompjuteri, ka marrë paraprakisht 20 mijë porosi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)