17 Nëntor 2019

Nënshkruhet marrëveshja për shfrytëzimin e adresave të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 22 tetor - Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkombëtare me kompani të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e të dhënave gjeohapësinore dhe me qëllim që të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës të shfrytëzohen jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht Kryeshefi i saj Ekzekutiv Avni Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Here WeGo Maps” rreth shfrytëzimit të të dhënave të adresave zyrtare të Republikës së Kosovës nga “Here WeGo Maps”.

“Here WeGo Maps” është njëra nga kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare për teknologji web mapping dhe të navigacionit.

“Here WeGo Maps” është zhvilluar nga kompania Nokia si aplikacion softuerik hartografik i lëshuar për herë të parë në vitin 2013.

“Here WeGo Maps” është në pronësi të një konsorcioumi kompanish, përfshi Audi, BMW dhe Mercedes. “Here WeGo Maps” është e specializuar për krijimin e hartave dhe të dhënave gjeografike dhe njëri nga ofruesit kryesore të hartave dhe të dhënave gjeografike per shumicën e naviguesve te automjeteve në të gjithë botën.

Kjo marrëveshje vjen si rezultat i krijimit të një regjistri digjital, të avancuar dhe të sakët të adresave nga Republika e Kosovës dhe pas një analize nga ana e Here WeGo Maps, e cila ka konstatuar se të dhënat e Adresave janë të sakta dhe të avancuara.

Te dhënat zyrtare të adresave të Republikës së Kosovës do të shfrytëzohen për të azhurnuar hartat e Republikës së Kosovës në platformën  e “Here WeGo Maps”.

Me këtë marrëveshje Republika e Kosovës do të jetë njëra nga shtetet e para në Ballkan, harta e së cilës do të azhurnohet me të dhëna zyrtare, unike dhe të sakta të adresave në platformën “Here WeGo Maps”.

Gjithashtu marrëveshja është një hap më tutje në informimin rreth të dhënave zyrtare të adresave dhe mundëson që adresat të shfrytëzohen edhe më shumë.
...

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)