20 Nëntor 2018

Në panairin e teknologjisë mbizotërojnë pajisjet inteligjente

Las Vegas, 13 janar - Në panairin më të madh të pajisjeve elektronike për konsumatorët që po zhvillohet këtë javë në Las Vegas, kompanitë po prezantojnë të rejat më të fundit ndërsa vizitorët kanë mbushur pavionet.

Një e veçantë e panairit është dominimi i sensorëve në produktet elektronike.

Makina futuriste “Byton”, e kontrollur nga një tabletë dhe gjestet me dorë, ka tërhequr vëmendjen në panairin e sivjetshëm. Krijuesit e cilësojnë atë si një “pajisje inteligjente”.

Aty pranë gjen edhe pajisje të tjera inteligjente në panairin që cilësohet si tubimi më i madh global i novacioneve.

Më shumë se 170 mijë njerëz, një a treta nga Shtetet e Bashkuara, po marrin pjesë në këtë panair për të parë nga afër pajisjet elektronike më të fundit.Phair Tsai ((PRONOUNCED FAIR SIGH)) i kompanisë “HiMirror” ka ardhur për të treguar se si ka evoluar pasqyra.

“Është pasqyra e parë inteligjente në botë.Përmes fotografimit, pasqyra mban shënime dhe analizon shëndetin e lëkurës së përdoruesit.”

Nëse të pëlqen regjistrimi, pasqyra të mundëson ta ndash me miqtë duke dërguar një mesazhme video.

Pajisjet inteligjente janë dizajnjuar për të gjithë trupin. Kompania “Digitsole” ofron një shollë këpuce me sensorë që komunikon me telefonat inteligjentë. Karim Oumnia i kompanisë “Digitsole” tregon se si funksionon sholla inteligjente e këpucës.

“Sholla vendoset brenda këpucës dhe lidhet me telefonat inteligjentë. Ajo ndjek aktivitetin e përdoruesit dhe kupton se pse ka dhimbje të kyçit të këmbës, dhimbje të shpinës apo të tjera. Nëse një ushtar rrëzohet kur është plagosur, këpuca inteligjente i dërgon mesazh ekipit të tij për ta shpëtuar.”

Makinat inteligjente, këpucët inteligjente, pasqyra inteligjente --- shenja këto që tregojnë se po jetojmë në një botë gjithnjë e më të kontrolluar nga elektronika.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2018 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IFC-në. (Holli i MTI-së, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit, me temë “Integrimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Serb në Sistemin e Drejtësisë në Veriun e Vendit”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Menaxhmenti i Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina” mban konferencën ekskluzive për të informuar opinionin lidhur me rangimin e UP-së në databazën shkencore ndërkombëtare për institucione, Scimago. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 10:30)

- Ministri për tregti dhe industri, Endrit Shala raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me realizimin e planit të punës së këtij viti dhe planifikimet për vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës - Trainkos dhe raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Promovohet libri i Ylli Cabiri i titulluar "Shqipëria mund të bëhët". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve promovuese me qëllim të shënimit të Ditës Universale  të Fëmijëve Avokati i Popullit do të organizojë aktivitet me fëmijë të shkollave fillore, nga regjioni i Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Fushë Kosovës. (Zyrët Qendrore të IAP-së, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinore raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Zëvendës Presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Jürgen Rigterink i takohet me Ministrin e Financave Bedri Hamza ku edhe do të mbajnë një konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 12:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan hap Zyrën për Këshillin e Nxënësve në nivel komunal me qëllim të bashkëpunimit dhe inkorporimit të kërkesave direkte të nxënësve si harmonizim i aktiviteteve të përbashkëta. (Objekti i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi raportojn para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me gjendjen e institucioneve korrektuese në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendore të Vetëvendosjes, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesit e BERZh-it, për “Pristina Green City Action Plan”. (Komuna e Prishtinës, ora 15:00)

- Në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” mbahet eventi i rrjetëzimit i cili do të certikoj 150 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin gjatë muajve Tetor-Nëntor 2018.  (Sheshi 21, ora 16:00)

- Kosovo 2.0 organizon hapjen e ekspozitës artistike dhe instalacionit “Handle With Care,” përgatitur nga artistet Jimini Hignett and Patricia Kaersenhout. (Hapësira e re e K2.0, rr. Ferat Dragaj 60-1, pas furrës Qerimi 1, ora 18:00)

- Galera e Ministrisë së Kulturës bën hapjen e ekspozitës “Peizazhet e Sejdi Kapllanaj”.  (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)