06 Prill 2020

NASA shfaq pamjet e para të Diellit marrë nga një satelit i ri

SHBA, 23 prill -  Agjencia amerikane e hapësirës NASA shfaqi pamjet e para të marra me një satelit të ri që studjon Diellin.

Shkencëtarët i publikuan sot pamjet dhe fragmente të shkurtëra në video në Washington. Shkencëtarët thonë se kanë mësuar gjëra të reja nga Observatori i Dinamikës Diellore, por zbulimet ende nuk janë publikuar.

Sateliti u dërgua në hapësirë më 11 shkurt. NASA thotë se pamjet e reja tregojnë hollësi që nuk janë parë më parë të materialeve që dalin dhe u largohen njollave të errëta të diellit. Sateliti i ri po dërgon pamje që kanë rezolucion 10 herë më të mirë se televizionët me qartësi të lartë.

Sateliti po ashtu do të studjojë fushën manjetike të Diellit dhe rolin që ai luan në atmosferën dhe klimën e Tokës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)