25 Prill 2024

Ministrja Hoxha vizitoi Qendrën Kosovare të Inovacionit

Prishtinë, 9 mars -   Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar Qendrën Kosovare të Inovacionit, me ç’rast u prit nga Uranik Begu, drejtor i Qendrës.

Vizita në ICK e Ministres Hoxha, i dedikohej “Startup Europe Week” që është program që promovon bizneset e reja dhe idetë për inovacion dhe ndërrmarrësi.

Ministrja Hoxha, këtë vizitë e vlerësoi si mbresëlënëse.

“Bashkëbisedimi me komunitetin e startup dhe freelancer, më dha shumë optimizëm për qëllimet e të rinjve tanë, të cilët kanë më shumë nevojë për mbështetje të tilla që fuqizojnë iniciativën e tyre, idenë dhe realizimin në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja theksoi se një nga shtyllat ku duhet investuar në procesin integrues është krijimi i vendeve të reja të punës, fuqizimi i investimeve për start up programet, përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe ngritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve tona.

“ICK ishte dëshmi se sa seriozisht merren këto rekomandime dhe si zbatohen në praktikë. Të rinjtë tanë, pas përfundimit të arsimit të tyre, nuk duhet t’i bashkohen armatës së të papunëve por komunitetit të biznesit dhe komunitetit që i kontribuon rritjes së punësimit”, ka theksuar Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Ndërsa drejtori i ICK, Uranik Begu, e informoi Ministren Hoxha rreth Konferencës më të madhe në Ballkan të startup si dhe me inkubatorin e biznesit, dy kapituj aktual të angazhimit të shkëlqyer të Qendrës Kosovare për Inovacion, që zbatojnë dhe promovojnë idetë më të mira të bizneseve në teknologjinë informative. Po ashtu, vuri në dukje temën e realizuar me studentë, Ndërmarrësia si mundësi, të organizuar një ditë më herët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)