26 Shkurt 2020

Ministri Lluka kërkon mbështetje për agjendën dixhitale të Kosovës

Prishtinë, 19 prill - Në kuadër të Samitit Dixhital për Ballkanin që po mbahet në Shkup, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka takuar Komisioneren Evropiane për Ekonomi Dixhitale dhe Shoqëri, Mariya Gabriel, me të cilën ka diskutuar për politikat që është duke i ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të fuqizuar transformimin dixhital.

Me këtë rast, Ministri Lluka ka kërkuar përkrahje nga Komisionerja Gabriel për fonde shtesë në projekte të reja që kanë të bëjnë me dixhitalizimin industrial, transformimin dixhital tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe edukimin e fëmijëve në këtë fushë.

Një temë tepër me rëndësi që u diskutua gjatë këtij takime ishte përfshirja e Kosovës në marrëveshjen e roamingut me të gjitha vendet e Ballkanit, gjë që do të realizohet.

Ndryshe, në kuadër të Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor, Lluka ishte pjesë në panelin e parë me temë Aftësitë Dixhitale (Digital Skills) ku është diskutuar për rëndësinë e sektorit në zhvillim ekonomik të vendit, ku prezantoi projektin që është para lansimit për shtrirjen e rrjetit brezgjerë përmes Bankës Botërore.

Gjithashtu, kreu i MZHE-së ka vizituar edhe ekspozitën/panairin e kompanive nga sektori i teknologjisë informative, në të cilën po marrin pjesë edhe kompani nga hapësira shqiptare.
Ministri Lluka është shprehur i kënaqur me prezencë të madhe të kompanive dhe ekspertëve nga Kosova, të cilët kanë mundësuar që Kosova të jetë lider në rajon në fushën e teknologjisë informative.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2020 - Qytetarët e komunës së Rahovecit do të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Konstituohet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit N 302, ora 10:00)

- Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale organizojnë mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof.dr. Safet Beqiri. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësis, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhërin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave". (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

- Edona Reshitaj do të prezantojë koncert - recitalin “Zonjat e Kanges”. (Teatri Kombetar i Kosoves, ora 20:00)