02 Mars 2021

Microsoft investon 1.1 miliardë dollarë në Meksikë

New York, 20 shkurt - Microsoft sot bëri të ditur se gjatë pesë viteve të ardhshme do të investojë 1.1 miliardë dollarë në zhvillimin e programit të trajnimit dhe rritjen e qasjes te shërbimet “Cloud Computing“.

Udhëheqësia e kompanisë theksoi se paratë do të shfrytëzohen për vendosjen e qendrës rajonale të të dhënave, si pjesë e programit të cilin Microsoft e quan “Inovative për Meksikën”.

Ata shtuan se një pjesë e parave do të përdoren për ndihmë të specieve të rrezikuara.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, tha se investimi tregon besimin e investitorëve në Meksikë pas ratifikimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)