16 Prill 2024

Microsoft detyrohet t'i ofrojë hapësirë konkurrencës

Oslo, 9 mars - Një erë e re e ueb shfletimit është nisur përmes Komisionit Evropian gjatë ditës së hënë, pasi që Microsoft është detyruar që t'i lejojë përdoruesit e sistemit të saj operativ Windows, që të zgjedhin programe tjera për të shfletuar internetin.

Efekti padyshim që do të zgjerojë konkurrencën në treg – gjë që mund të nxisë inovacionet, thekson Opera, një kompani me bazë në Norvegji që ka qenë një prej iniciatorëve të parë që ka udhëhequr aksionin për padinë ndaj Microsoft.

Duke filluar prej kësaj jave, përdoruesit anembanë Evropës që kanë Windows XP, Vista apo Windows 7 dhe kanë Microsoft Internet Explorer të vendosur si shfletues të zakontë, do të përballen me një ekran që ofron mundësinë për të përzgjedhur një shfletues nga 12 sosh, duke përfshirë edhe IE. Top pesëshja me pjesëmarrjen më të madhe në treg, Internet Explroer, Firefox, Chrome, Safari e Opera do të prezantohen të parë, por me renditje të çfarëdoshme.

Kjo ka ndodhur pasi Opera ka vendosur një ankesë në vitin 2007 pranë Komisionit Evropian, kinse Microsoft në mënyrë ilegale po lidh ueb shfletuesin e saj me Windows, duke i ofruar Internet Explorer-it avantazh jo fer, për shkak se përdoruesit duhet që të shkarkojnë shfletues tjerë nëse dëshirojnë t'i përdorin.

Në anën tjetër bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Opera-së, Jon von Tetzchner tha për Guardian se lëvizja sigurisht do t'i ofrojë Opera-së më shumë përdoruesit dhe se kjo do të jetë edhe më mirë për uebin në tërësi.

“Ne do të shohim se njerëzit largohen nga Internet Explorer” tha ai. “Kjo është shumë e qartë në momentin kur përdoruesve u jepet një mundësi për të përzgjedhur mes shfletuesve të shumtë, pasi që ata do të keni dëshirë të provojnë të tjerë dhe të shfrytëzojnë shfletues tjerë (në vend të IE)” tha ai.

IE dihet se dominon me pjesëmarrje në treg për shkak të përfshirjes së tij me Windows, që është sistemi operativ me përdorimin më të gjerë në PC. Shfletuesi i Microsoft është kritikuar mjaft shumë kohëve të fundit për shkak të dështimit të tij për të adoptuar standardet e reja dhe për shkak të sulmeve të vazhdueshme të hakerëve që kanë kuptuar se për shkak të shfrytëzimit të tij të gjerë, çfarëdo lëshimi në këtë shfletues do të ketë ndikime tek miliona përdorues.

Megjithatë konkurrenca është ajo që do të fitojë më së shumti dhe atë Google, Apple dhe Mozilla, të cilët janë prodhuesit e shfletuesve respektiv, Chrome, Safari e Firefox. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)