26 Shkurt 2021

Mbi 5 bilion telefona celularë në mbarë botën

SHBA, 10 korrik - Anë e mbanë botës ekzistojnë më shumë se 5 bilion aparate celularë, teksa më shumë se një bilion të tillë i janë bashkuar rrjetit global vetëm në 18 muajt e fundit.

Në shumë zona, penetrimi ka arritur në 100 %, madje shume persona kanë më shumë se një lidhje.

Ben Wood, analist aparatesh celulare thekson se celulari mund të jetë “pajisja me e përdorur në botë”.

“Nëse marrim Britaninë e Madhe në vitin 1987, kur u prezantua kompania e parë celulare, u parashikua një maksimum prej 10.000 celularësh. Por tani pothuajse çdo i rritur, e ka nga një telefon celular. Kjo çon në shitjen e 30 milion celularëve çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)