20 Prill 2024

Mbahet simpoziumi mbarë shqiptar në shkencat kompjuterike

Prishtinë, 28 dhjetor - Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon simpoziumin mbarë shqiptar në shkencat kompjuterike.

Qëllimi i këtij simpoziumi, përveç prezantimit të punimeve nga shkencat kompjuterike, është edhe bashkëpunimi mes Ministrisë së Diasporës, Universitetit të Prishtinës dhe profesorëve shqiptarë të diasporës në këtë fushë.

Pjesëmarrës do të jenë profesorë të njohur shqiptarë të diasporës nga fusha e shkencave kompjuterike, si nga Austria, Gjermania, Italia, Franca, Suedia, SHBA-ja, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Simpoziumi mbahet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike i UP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)