25 Prill 2024

Mbahet punëtoria "Vajzat në inovacion për ndryshim"

Prishtinë, 8 mars - Punëtoria "Vajzat në inovacion për ndryshim" do të shënoj Ditën Ndërkombëtare të Gruas, dhe e cila organizohet nga Fondacioni IPKO, UN Women, UNICEF, UNKT si dhe Agjencia për Barazi Gjinore dhe SIDA. 

Fjalimet hyrëse do të bëhen nga zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare.

Duke pasur parasysh shkallën e ulët të pjesëmarrjes së grave në industrinë e teknologjisë në Kosovë, qellimi i kësaj punëtorie është pajisja e pjesëmarrësve me aftësitë e nevojshme për këtë industri, por gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit mbi potencialin që kjo industri ofron për gratë dhe vajzat e reja nëse arsimohen në këtë fushë.

Kjo ngjarje pasqyron temën e OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të Grave të këtij viti, "Mendo barabartë, ndërto zgjuar, inovo për ndryshim."

Qëllimi i kësaj dite është të theksojë rëndësinë e investimeve teknologjike në fuqizimin e grave dhe vajzave të reja si domosdosshmeri për te ndaluar bartjen mes gjeneratave të varfërisë, dhunës, përjashtimit dhe diskriminimit, duke arritur mundësi të zhvillimit të qëndrueshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)