20 Prill 2024

MAP bën lansimin e projektit elektronik e-kutia

Prishtinë, 24 janar - Ministria e Administratës Publike (MAP) në një ceremoni që do të organizoj sot do të bejë lansimin e projektit elektronik e-kutia.

MAP me mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka dizajnuar projektin për matjen e opinionit të qytetarëve për shërbimet administrative që ofrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës
 
Qëllimi parësor i këtij projekti është të siguruarit së shërbimet administrative që ofrohen nga institucionet u përgjigjen nevojave dhe pritjeve të qytetarëve.

Konkretisht synimi është që shërbimet administrative për qytetarë të ofrohen sa më shpejtë, duke respektuar në plotni afatet e përcaktuara ligjore, të jenë me kosto sa më të ulët si dhe shërbimet të ofrohen me cilësi të lartë në mënyrë transpararente.

Vlerësimet e qytetarëve të grumbulluara në formë elektronike para se gjithash do të mundësojnë rritjen e llogaridhënies për shërbimet administrative dhe adresimin në mënyrë koherente të pakënaqësive eventuale të qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)