20 Prill 2024

Luksemburgu i interesuar për sektorin e teknologjisë informative

Prishtinë, 3 maj - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, është takuar sot me ambasadorin jo rezident të Dukatit të Madh të Luksemburgut z. Paul Schmit, në një takim të dhe miqësor.

Takimi i përbashkët i ministrit Beqaj dhe ambasadorit Schmit kishte karakter informues, si dhe shqyrtim i mundësive për bashkëpunim në mes të Luksemburgut dhe Kosovës në fushën e teknologjisë informative dhe shfrytëzimi i potencialit të sektorit privat për shkëmbime tregtare, krijimi dhe zhvillimi i politikave që arsimi dhe shkenca t’i shërbejnë inovacionit dhe përmes tij të hapen mundësitë për zhvillim ekonomik.

“Bashkëpunimi në fushën e kompetencës profesionale të rinisë kosovare të sektorit të teknologjisë informative dhe shfrytëzimi i potencialit të sektorit privat për shkëmbime tregtare, janë disa nga pikat për të cilat u pajtuam me ambasadorin jo rezident të Dukës së Madh të Luksemburgut për Kosovë, SHT Paul Schmit”, tha ministri Beqaj.

Temë e takimit ishte edhe mundësia e hapjes së një qendre të përbashkët të kompetencës për teknologji informative në kuadër të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë që do të themelohet në Prishtinë.

Duke qenë se Luksemburgu e ka shumë të zhvilluar arsimin profesional dhe zhvillimin e kompetencave në shërbim të tregut të punës dhe konkurrencës profesionale, ministri Besim Beqaj është shprehur i interesuar edhe për marrjen e përvojave të tilla dhe të ngjashme, për zhvillimin e ekonomisë, bazuar në potencialin e Kosovës, që është rinia e vendit.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)