06 Prill 2020

Linux çdo ditë e më i fortë

San Francisko, 20 prill - Në samitin bashkëpunues vjetor të Fondacionit Linux të mbajtur në San Francisko, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Jim Zemlin ka folur për perspektivat interesante të tregjeve të Linuxit.

Thelbi i ligjëratës së tij ka qenë se Linux sot është i fortë dhe se do të bëhet shumë më i fortë sesa që është tani.

Sipas Zemlinit, trendet makroekonomike luajnë rol të rëndësishëm në fuqizimin e Linuxit dhe softuerit të lirë e të hapur në përgjithësi.

Po ashtu, një shtytje e madhe për Linuxin është evolucioni i ofruesve të shërbimeve kur merret parasysh se ata ofrojnë shërbime më të shumta dhe më gjithëpërfshirëse sipas kërkesave të përdoruesve.

Zemlin parashikon se gjatë viteve të ardhshme njerëzit nuk do të blejnë as softuerë e as harduerë si tani, por do të paguajnë për shërbimet siç është Amazon Web Services. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)