19 Mars 2024

Lidershipi shtetëror i Kosovës duhet të tregojë vizion për inovacion

Prishtinë, 16 shkurt - Promovimi dhe përhapja e kulturës së inovacionit në Kosovë është e një rëndësie të madhe, por kjo nuk mund të bëhet me vendime ad-hoc e as me buxhet të caktuar të një ministrie, por vetëm me vizion të qartë mbi inovacionin të lidershipit më të lartë të vendit në koordinim me institucionet dhe organizatat e tjera.

Kjo u tha sot gjatë një tryeze diskutimi të organizuar në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me qëllim të vlerësimit të politikave të ndërmarra në dhjetë vitet e kaluara me qëllim të nxitjes së inovacionit në Kosovë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema tha se Kosova ka nevojë që të fokusohet në ndryshim ashtu që të arrijë një zhvillim të kënaqshëm ekonomik.

Ai tha se një ndryshim i tillë do të mund të nxitej nga Universiteti i Prishtinës dhe studentët, duke përmendur edhe krijimin e qendrës së inovacionit “Venture-UP”, iniciativë kjo e realizuar në bashkëpunim me USAID, e cila ka për qëllim inkuadrimin e studentëve aktivë, kreativë dhe të gatshëm për ndryshim.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit të Kosovës, Uranik Begu tha se inovacioni është motor i zhvillimit, ndërsa kritikoi institucionet e vendit për dështimin e një krijimin e një profili ekonomik të shtetit.

Duke folur për sfidat në fushën e inovacionit, Begu përmendi mendësinë dhe kulturën si probleme të mëdha, por edhe infrastrukturën fizike, teknologjike dhe institucionale.

Ai kritikoi qasjen e instituctioneve shtetërore në mungesën e vizionit për promovimin e inovacionit. Ai tha se vetëm krijimi i qendrave të reja inovacionit pa koordinim me institucione që janë dëshmuar në këtë aspekt, nuk ndihmon në promovimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Neritan Tira, Drejtor Menaxhues i Coca Cola HBC dhe njëherit anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane tha se universitetet janë bërthama e inovacionit, dhe se duke e ditur të rinjtë janë shumë impulsiv në këtë kohë, inovacioni për ta nuk është i mjaftueshëm asnjëherë.

Ai foli për rëndësinë që Coca Cola si kompani globale, i jep inovacionit, posaçërisht reduktimit të ndikimit në mjedis, përmes përmirësimit të paketimit dhe riciklimit. Ai poashtu përmendi mendësinë si një problem për zhvillimin e inovacionit, duke theksuar se si shoqëri ne kemi tendencën e qëndrimit brenda zonës së rehatisë dhe ruajtjes së status quos.

Mërgim Cahani nga kompania Gjirafa, tha se problemi i inovacionit mund të perceptohet edhe nga këndvështrimi global, duke shtuar se norma e rritjes dhe qarkullimit të informacionit e pamundëson inidividin që të absorbojë tërë atë informacion.

Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të inovacionit përmes krijimit të sa më shumë produkteve minimalisht të qëndrueshme (minimum viable products), duke shtuar se këmbëngulësia ddhe kokëfortësia janë primare për fuqizimin e inovacionit. Edhe Cahani përmendi si sfidë vetëdijësimin e strukturave qeverisëse.

Kujtim Gjevori nga kompania SCAMPA foli për inovacionin e vazhdueshëm në industrinë e prodhimeve plastike, të cilat janë të ndikuara nga nevoja e reduktimit të ndotjes së mjedis.

Ai tha se edhe Kosova nuk duhet të mbetet mbrapa në aspekt të legjislacionit ndërkombëtar që ka për synim inkurajimin e futjes së produkteve të reja nga materialet e reja biodegraduese siç është bio-polimeri, i cili është me bazë tërësisht bimore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)