24 Prill 2024

Lansohet sistemi elektronik në komunën e Prishtinës

Prishtinë, 5 shtator - Komuna e Prishtinës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK II), do të lansojnë sistemin elektronik për menaxhimin e subvencioneve për kulturë, rini dhe sport.

Projekti SAEK ka ndërtuar mekanizma të fuqishëm të transparencës dhe llogaridhënies në komunat partnere, ku një nga metodat e saj është digjitalizimi i shërbimeve publike në mënyrë që të zvogëlohet numri i pikave të ndjeshme ndaj korrupsionit në procedurat ekzistuese.

Projekti ka punuar ngushtë me komunën e Prishtinës në këtë aspekt dhe e konsideron komunën si një partner kryesor në luftën kundër korrupsionit. 

Ngjarja e nesërme është një tjetër nismë që synon të rris transparencën dhe llogaridhënien në nivel lokal për ofrimin e shërbimeve publike dhe krijimin e kushteve të nevojshme për qeverisje më pjesëmarrëse në nivel lokal.

Në ngjarje do të marrin pjesë zyrtarë komunal dhe të UNDP-së.

Projekti SAEK II financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze e Zhvillimit (DANIDA).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)