19 Mars 2024

Lansohet Projekti C3K për Sigurinë Kibernetike

Prishtinë, 15 shkurt - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes Projektit për Siguri në Kosovë (KSSP) dhe me mbështetjen e Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Kosovë, do të lansojnë projektin "Lufta kundër Krimit Kibernetik në Kosovë" (C3K), sot në rezidencën e ambasadorit norvegjez në fshatin ndërkombëtar.

Projekti, i pari i këtij lloji në Kosovë, synon të sigurojë një mjedis të sigurt online përmes parandalimit dhe minimizimit të kërcënimeve kibernetike dhe fuqizimit të kapaciteteve të sigurisë kibernetike në tërë Kosovën.

Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë, Znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Selami Shkodra, Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Zëvendësministër i Punëve të Brendshme do të flasin në këtë gjarje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)