15 Tetor 2019

Lansohet “Fondi i Inovacionit” financuar nga Ministria e Inovacionit dhe GIZ

Prishtinë, 14 nëntor - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka lansuar skemën e re të granteve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë "Fondi i Inovacionit", me mundësi përfitimi prej 50, 000 eurosh.

“Skema e granteve, "Fondi i Inovacionit", do të mbështesë NVM-të në zhvillimin e konceptit të tyre të inovacionit duke prezantuar produkte, shërbime, procese të reja të përmirësuara, me qëllim rritjen e potencialit të tyre ekonomik, në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare”, theksoi ministri Beqaj me rastin e lansimit të Fondit të Inovacionit.

Ministri Besi Beqaj ka thënë po ashtu se ky Fond është një mundësi më shumë për ndërmarrësit, për më shumë mjete të investuara drejtpërdrejtë në sektorin privat nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

"Fondi i Inovacionit" është bashkëfinancim i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ, përmes projekti”Krijimi i Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit” (CETEP)  dhe implementohet nga Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK).

Projekti parashihet të ketë ndikim në katër fusha të veprimit sipas nevojave të sektorit privat në sektorët: bujqësia, TIK dhe prodhimi. Fushat në të cilat do të mbështeten NVM-të janë: informacioni i lidhur me biznesin, shërbimet e biznesit të orientuara drejt tregut, inovacionet e produktit dhe procesit dhe promovimi i eksporteve.

Data e fundit për aplikim për grante të këtij Fondi është  30 nëntor 2018, në ora 16:00.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)