21 Shtator 2019

Lansohet edicioni i dytë i Fondit të Inovacionit

Prishtinë, 17 qershor - Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-i gjerman, kanë lansuar sot edicionin e dytë të Fondit të Inovacionit, pjesë e Projektit CETEP i cili implementohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK).

Nëpërmjet këtij fondi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund përfitojnë deri në  50,000 euro.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se edicioni i dytë i Fondit të Inovacionit ofron përkrahje të drejtpërdrejtë dhe më të madhe për sektorin privat.

Sipas tij, krahas ndihmës financiare, duhet të ndërtohen edhe mekanizma për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm.

“Ne dhe GIZ-i, kemi ndërtuar një partneritet strategjik, pasi që kemi vizionin dhe besimin e njëjtë, se vendi jonë ka potencial për avancim të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit dhe TIK-ut”, tha ministri Beqaj.

Ai tha se qëllimi i Fondit të Inovacionit është zhvillimi i kompanive dhe përkrahja e eksporteve.

“Ky është edicioni i dytë i Fondit të Inovacionit, vitin e kaluar kemi financuar, bazuar në ekspertizën e pavarur të vlerësimit, pesë kompani të suksesshme, tek të cilat kemi arritur të ndikojmë drejtpërdrejtë në promovimin e tyre në tregjet ndërkombëtare”, tha ministri Beqaj.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarërsisë, sipas tij, do t’i mbulojë rreziqet nga investimet e ideve të ndërmarrësve të rinj.

“E rëndësishme është që të mos dorëzoheni në planet tuaja për të krijuar vende pune, për të prodhuar, për të përmirësuar shërbimet, për të eksportuar. Nxitja e shpirtit ndërmarrës, na ndihmon shumë në arritjen e objektivave dhe përballje me sfidat nëpër të cilat po kalon e gjithë bota”, theksoi ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

Ndryshe, Fondi i Inovacionit, është bashkëfinancim i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarërsisë dhe GIZ-it, nëpërmjet Projektit CETEP i cili implementohet nga ICK-ja.




Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shtator 2019 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në manifestimin tradicional Kulturor e Shkencor "Ditet e Dom Mikelit", Stubëll të Epërme të Vitisë. (Subëll e Epërme, ora 9:00)

- Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë ku do të marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania “Pastrimi”, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, figura të rëndësishme diplomatike, studentë e vullnetarë të shumtë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të Ahmet Krasniqit, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. (Velani, ora 10:00)

- Vazhdon kampionati ekipor në pingpong. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në komunën e Podujevës. (Podujevë, ora 11:00)

- Mbahet një aksion me moton “Dita e pastrimit të Botës 2019” në Mitrovicë. (Para objektit të komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:15)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani shpalosë programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik, në Konventën për zhvillim dhe punësim. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvillon një vizitë në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në Komunën e Prizrenit. (Prizren, ora 14:00)

- Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha” i cili është një rrëfim origjinal dhe personal i një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e këngëtares tonë të famshme, bilbilit të këngës shqipe në Kosovë, znj. Nexhmije Pagarusha. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Petrovë të Shtimës. (Fshati Petrovë, ora 19:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Hajvali të Prishtinës. (Restaurant "Ora", Hajvali, ora 21:00)