24 Prill 2024

Lansohet baza e të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacioni mobil

Prishtinë, 30 nëntor - Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në partneritet me Zyrën e Kryeministrit lansojnë bazën e të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionin mobil.

USAID në partneritet me Zyrën e Kryeministrit ka zhvilluar bazën e të dhënave të Gazetës Zyrtare, një bazë e plotë e të dhënave ligjore e cila pëmban të gjithë legjislacionin primar dhe sekondar të miratuar në nivelin qendror dhe komunal.

Ky është një mekanizëm i rëndësishëm për ngritjen e nivelit të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit i cili është  falas për çdo kosovar.

Pasi që shumica e vizitave në bazën e të dhënave vie nga paisjet mobile programi i USAID-it Partneriteti për Zhvillim, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit ka dizajnuar aplikacionin e ri mobil që t’iu mundësojë qytetarëve qasje në këtë databazë përmes telefonave celular dhe tabletëve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)