18 Tetor 2019

Kryeministri Haradinaj vizitoi Panairin Digital EXPO

Shkup, 18 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Panairin Digital EXPO” në Shkup të Maqedonisë, në kuadër të pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin Digjital të Shkupit, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

“Ndjenjë e mirë se si të rinjtë tanë, të shkolluar dhe tejet aktiv e kanë gjetur vet rrugën e tyre drejt kapërcimit të kufijve dhe prezantimit në tregun rajonal”, tha Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, bashkë me pjesëmarrësit e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vizituan këtë panair për t’u njohur më afër me mundësitë e bashkëpunimit në fushën digjitale përmes prezantimeve të produkteve dhe shërbimeve inovative dhe duke parë potenciale për një partneritet më të mirë në sektorin publik dhe atë privat.

Në EXPO 2018 prezentë ishin edhe kompani të njohura nga Kosova, derisa u promovuan edhe Start Up biznese të themeluara nga të rinjtë kosovarë dhe të mbështetura nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë dhe GIZ-i.

Vizita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Shkup të Maqedonisë po bëhet në kuadër të përfaqësimit të Kosovës në Samitin Digjital të Shkupit.

 

 
 

                            

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)