21 Tetor 2020

Kriminelët në internet përfitojnë nga kriza e koronavirusit

Berlin, 22 maj - Gjatë javëve të izolimit për shkak të virusit Corona numri i sulmeve kibernetike të konstatuara në internet u rrit në muajin mars me 30 përqind krahasuar me muajin shkurt.

Për shkak të virusit Corona jo vetëm ata që punojnë nga shtëpia por shumë njerëz po kalojnë gjithnjë e më tepër kohë përpara kompjuterit, qoftë për t’u informuar, argëtuar ose për të porositur mallra on-line.

Kjo situatë ofron kushte ideale që kriminelët në internet. Sipas sondazheve të kompanisë “G Data Cyber Defense”, që ofron programe për mbrojtjen prej viruseve në Gjermani, numri i sulmeve kibernetike në mars u rrit me rreth 30 përqind krahasuar me shkurtin. Këto janë vetëm sulmet e zbuluara.

Numri i përgjithshëm i sulmeve ka të ngjarë të jetë shumë herë më i lartë dhe dëmi i shkaktuar mund të arrijë në disa milion euro. Bujën më të madhe e bënë përpjekjet për mashtrim në faqet e internetit të qeverisë gjermane ku ofrohej ndihmë financiare për bizneset.

Sipas Tim Berghoff, ekspert për sigurinë e IT pranë G Data Cyber Defense objekt i sulmeve janë jo vetëm telefonët celularë apo tablets por edhe kompjuterat dhe lap-topet. Skenaret e sulmeve nuk janë të ndryshme për shkak të pandemisë, thotë ai, por është shtuar numri i sulmeve dhe i programeve të dëmshme.

Një ndër të është Emotet që shërben si çelës për të infiltruar në një sistem ose rrjet dhe për t’u hapur rrugën programeve të tjera të dëmshme (malware) shtesë.

Kujdes duhet treguar në këto kohë sipas ekspertëve edhe ndaj reklamave në portalet e internetit që ofrojnë artikuj që lidhen drejtpërdrejtë me Covid-19, si për shembull maska të lira ose teste për Coronën.

Po ashtu qarkullojnë edhe faqe të rreme në formë portalesh që ofrojnë gjoja ndihmë të menjëhershme për të prekurit nga kriza e Coronës.

Po ashtu në rrjet publikohen edhe grafikë në lidhje me Coronën, që janë të ngjashme me faqen e internetit të Johns-Hopkins, por që janë të lidhura me kode programesh të dëmshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2020

 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Skenderajt ku do te takohet me Kryetarin Bekim Jashari. (Ndërtesa e komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në rrugën “Fahredin Hoti”, e cila gjendet në lagjen “11 Marsi”. (Në afërsi të çerdhes publike në lagjen “11 Marsi” në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahen tri interpelanca të kryeministrit Avdulla Hot. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019, shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

  - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ndan certifikatave për ndërmarrësi në Skenderaj. (Skenderaj, ora 10:30)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Këshilli Turk në Kosovë do të bëj përurimin e projektit të Klasës së Fizioterapisë në shkollën së mesme të mjeksisë "Hysni Zajmi". (Gjakovë, ora 12:00)

- Kampioni i botës në boks, Robin Haxhi Krasniqi viziton Komunen e Prishtines. (Objekti i Komunës, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Drenasit ku do të takohet me kryetarin Ramiz Lladrovci. (Ndërtesa e Komunës së Drenasit, ora 13:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhes mbahet konferencë për media. (Sëiss Diamond Prishtina, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Fushës së Mbyllur të Tenisit, në oborrin e Qendrës Sportive "Sezai Surroi". (Oborri i Qendrës Sportive "Sezai Surroi" në Prizren, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon mbledhjen e ditës së djeshme. (Ndërtesa e KQZ-së, në sallën që gjendet në katin e 4-t, ora 14:00)