16 Prill 2024

Kosova votohet si organizatore e punëtorisë MEDS 2021

Bazel, 29 tetor - Sot në Bazel të Zvicrës, u mbajt konferenca e koordinatorëve të shteteve anëtare të Meeting of Design Students (MEDS), me ç'rast Kosova u zgjedh si vendi pritës i punëtorisë më të madhe të dizajnit dhe arkitekturës në Evropë, për vitin 2021.

 Në mesin e shteteve konkurruese ishin Kroacia, Gjeorgjia, Armenia dhe Kosova, e cila u shpall e para.

MEDS- meeting of design students, mbledhë për cdo vit, më shumë se 300 student të fushave të dizajnit e arkitekturës nga e gjithë Europa dhe bota.

Në vitin 2021, MEDS-Miqt, do të organizohet në Prishtinë, nga Meds Kosovo, për të bërë ndërhyrje urbane në lagjet e Prishtinës! Kosova merr pjesë në punëtoritë e organizuara nga MEDS që nga viti 2010!

Ndërsa sot, me votat e shumicës së Koordinatorëve Nacional të shteteve anëtare, Kosova është organizatori zyrtar i MEDS 2021.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)