19 Mars 2024

Kosova me hapa konkret drejt transformimit dixhital rajonal

Bruksel, 9 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Bruksel, ku po merr pjesë në dialogun mes vendeve të Ballkanit perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian rreth Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, takim ky i ftuar nga Komisionerja për Teknologji dhe Ekonomi Dixhitale, Mariya Gabriel.

Ai ka përshëndetur lansimin e Agjendës Dixhitale për vendet e Ballkanit Perëndimor ku ka thënë se jemi të përkushtuar që të avancojmë bashkëpunimin regjional me synim të krijimit të një ekonomie dixhitale rajonale.

“Kosova ka mirëpritur lansimin e Agjendës Dixhitale për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Evropian të mbajtur në Sofje të Bullgarisë në kuadër të Asemblesë Dixhitale vitin e kaluar. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku me vendet e Ballkanit perëndimor dhe vendet e BE-së në mënyrë që të bëjmë tranzicionin e regjionit në ekonomi dixhitale, dhe të përfitjomë nga ky transformim dixhital, në mënyrë që të kemi rritje më të shpejtë ekonomike, më shume vende pune, dhe shërbime më të mira për qytetarët tonë”, tha ministri Lluka.

Kreu i MZhE-së, gjithashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës konsideron sektorin e TIK si njëra nga sektorët më të rëndësishëm për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe të transformimit struktural në një shoqëri dhe ekonomi të bazuar në dije, dhe se është duke u punuar me seriozitet në përshpejtimin e hapave drejt këtij transformimi përmes zhvillimit infrastrukturor të qasjes dhe përdorimit të TIK, forcimi i kapitalit njerëzor në mënyrë që të maksimizohen përfitimet që vijnë nga teknologjia dhe krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e industrisë së teknologjisë ku përmes eksportit të TIK krijohet një mundësi e madhe e rritjes së numrit të të punësuarve sidomos tek të rinjtë dhe gratë.

Po ashtu, ministri Lluka ka treguar se Qeveria e Kosovës ka përshtatur legjislacionin e saj me atë të BE-së, në adaptimin e rregullimit të mbledhjes së të dhënave për infrastrukturën e komunikimit elektronik, ka treguar se është kompletuar përshtatja e Direktivës së BE-së për Uljen e Kostove të Komunikimit elektronik, që do të filloj në Gusht të vitit 2019. Gjithashtu, Kosova ka lansuar procesin e përshtatjes së Direktivës së Sigurisë së Rrjetës dhe Informacionit si dhe ka zhvilluar ligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimeve të sigurisë në transaksionet elektronike.

Në fjalimin e saj, Komisionerja Komisionerja për Teknologji dhe Ekonomi Dixhitale, Mariya Gabriel, tha se nga aprovimi i agjendës dixhitale vitin e kaluar në Sofje kemi arritur të aprovojmë marrëveshjen e parë të roamingut dhe ka kërkuar nga ministrat e rajonit që të rritet bashkëpunimi për krijimin e tregut dixhital.

“Nga agjenda dixhitale e aprovuar në Sofje të vitit të kaular ne kemi arritur që brenda një viti të kemi marrëveshjen e parë të roamingut si dhe priten shumë fonde të BR-së të shrytëzohen nga shtetet e Ballaknit Perëndimor të cilat kanë synim të ndihmojnë këto vende në arritjen e objektivatve të ekonomisë dixhitale. Unë, kërkoj nga ministrat e rajonit të cilët mbuojnë këtë sektor që të rrisin bashëkpunimin në mënyrë që të krijohet një treg i përbashkët dixhital, duke eliminuar procedura të panevojshme burokratike” u shpreh znj. Gabriel.

Në termat e interkonektivitetit regjional, z.Lluka ka treguar arritjet e Qeverisë së Kosovës në këtë aspekt.

“Në aspektin e roaming-ut, ne jemi të kënaqur që është arritur marrëveshja në mes vendeve të Ballkanit perëndimor e cila tani ka filluar të implementohet. Gjithashtu, për sa i përket interkonektivitetit regjional ne jemi duke e ndjekur hap pas hapi iniciativën e rrjetëzimit dixhital të vendeve të Ballkan-it të Bankës Botërore me synim që të rritet bashkëpunimi në mes regjionit tonë me synim transformimit dixhital. Në vazhdën e shumë projekteve, ne vlerësojmë se projekti “Gratë në Teknologji”, është njëra nga më të suksesshmet e cila është implementuar në shumë vende të Kosovës dhe ka dhënë praktika shumë të mira” tha Lluka.

Në fund ai ka thënë se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është duke e nxitur ndërmarrësinë dhe inovacionin përmes dhënjes së granteve dhe subvencioneve për organizata joqeveritare dhe ndërmarrje të mesme dhe të vogla.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)