17 Korrik 2019

Kosova e gatshme të publikoj të dhënat

Prishtinë, 6 nëntor - Në konferencën e organizuar sot nga Ministria e Administratës Publike (MAP), ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet dhe shoqëria civile, është publikuar Raporti i Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave - ODRA.

Në konferencë u tha se raporti ODRA vlerëson se  Republika e Kosovës ka një bazë solide për zhvillimin e një iniciative efektive për hapje të të dhënave dhe se klima e tanishme politike është e favorshme për zhvillimin e një iniciative të tillë. Raporti ODRA po ashtu përmban një Plan të Veprimit Kombëtar për hapjen e të dhënave. Në mesin e aktiviteteve që parashihen me këtë plan të veprimit është edhe krijimi i kornizës së nevojshme institucionale për zbatimin e politikave për hapjen e të dhënave në Kosovë.

Ministri i Administratës Publike ri-konfirmoj vullnetin dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj hapjes së të dhënave. Në hapje të konferencës, Ministri Yagcilar tha se sektori publik prodhon dhe mbledh një gamë të gjerë të dhënash dhe ne synojmë që këto të dhëna ti bëjmë publike dhe lehtë të qasshme për qytetarin, në format që mundëson përpunimin e tyre kompjuterik, dhe mund të përdoren, ripërdoren, shpërndahen, pa kufizime që rrjedhin nga të drejtat e autorit, patentat apo mekanizma të tjerë të kontrollit. Ai shtoj se hapja e të dhënave përveç që forcon transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë, nxit inovacionin si dhe sjell shumë përfitime pozitive për qytetarët, komunitetin e bizneset dhe sektorin publik.
 
Ministri Yagcilar njoftoj se tashmë është hartuar një propozim–vendim për tu paraqitur për aprovim në Qeverinë e Republikës së Kosovës përmes së cilit do të krijojmë një Komision Drejtues për Hapjen e të Dhënave në përbërje të së cili do të kemi edhe organizata nga shoqëria civile.  Krahas kësaj në kuadër të Agjencisë për Shoqëri të Informacionit do të krijohet një njësi e veçantë dhe e dedikuar për hapjen e të dhënave dhe për menaxhimin e portalit për të dhëna të hapura.  

Ish-shefja e njësisë për të dhëna të hapura në Bankën Botërore znj. Amparo Ballivián tha se e përshëndet dhe vlerëson përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të promovuar të dhëna të hapura dhe publikimi i raportit të ODRA është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Ajo shtoj se që të dhënat e hapura të kenë ndikim dhe vlerë, duhet të përdoren. Prandaj, bërja e të dhënave të përdorshme është elementi kryesor i një nisme të suksesshme të të Dhënave të Hapura.

Vjollca Çavolli, drejtoresh ekzekutiv e  Shoqatës se TIK-ut te Kosovës (STIKK), tha se hapja e të dhënave është tejet e rëndësishme për hulumtim dhe zhvillim si dhe ju ndihmon bizneseve për të marr vendime të informuara si dhe për zhvillimin e tyre strategjik.

Raporti ODRA  (Open Data Readiness Assessment – Vlerësimi i Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave) është një metodologji e zhvilluar nga Banka Botërore dhe përbëhet nga 8 kapituj ose fusha në të cilat është vlerësuar Kosova: lidershipi, kuadri ligjor, strukturat institucionale, përgjegjësitë dhe aftësitë brenda qeverisë, politikat e qeverisë për menaxhimin e të dhënave të hapura, procedurat dhe disponueshmëria e të dhënave, kërkesa për të dhëna të hapura, angazhimi qytetar për të dhëna të hapura, financimi i një programi për hapjen e të dhënave si dhe infrastruktura teknologjike. Me fjalë të tjera raporti ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës në Kosovë për sa i përket hapjes së të dhënave. Raporti për Kosovën është përgatitur nga një ekip i ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar në kuadër të projektit të MAP për përkrahjen e reformave të administratës publike. Banka Botërore ka bërë rishikimin e raportit dhe ka ofruar komente. Shoqëria Civile dhe akterë të tjerë të fushës së teknologjisë së informacionit janë konsultuar po ashtu. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 korrik 2019 - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me rastin e fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lansohet Plani i Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Mbrojtjes, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të bëj homazhe dhe ndërim për të rënet. (Rahovec, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, Kati i III, Salla 306, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do prezantohet raporti gjashtëmujor  janar-qershor 2019 duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe. (Stacioni policor Qendra në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi “Para Teatrit” në Gjilan, ora 11:00)      
 
- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore. (Pika kufitare e Merdares, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Komuna e Rahovecit organizon akadmi përkujtimore me rastin e 21 vjetorit shënimit të “17 korrikut - Epopesë së Rahovec’’. (Shtëpia e Kulturës 'Mentor Zyberaj" në Rahovec, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.48. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e fshatit Hoçë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë e Madhe, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillonë një vizitë pune në Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e lagjeve III- dhe IV të qytetit të Rahovecit. (Shkolla fillore “Isa Boletini” në Rahovec, ora 19:00)