29 Mars 2024

Koreja e Jugut gjobit kompaninë Google me 177 milionë dollarë

Seul, 14 shtator - Organi rregullator kundër monopoleve i Koresë së Jugut ka vendosur një gjobë prej 177 milion dollarë ndaj gjigantit global të teknologjisë Google për abuzimin e pretenduar të dominimit të tregut në sistemin operativ celular dhe tregjet e aplikacioneve.

"Që nga viti 2016, Komisioni i Tregtisë së Paanshme të Koresë (KFTC) është duke hetuar Google mbi akuzat se ka penguar prodhuesit vendorë të telefonave të mençur, si Samsung Electronics Co, të përdorin sisteme operative të zhvilluara nga rivalët", shkruan agjencia e lajmeve Yonhap.

Rregullatori tha se gjiganti global i teknologjisë pengoi konkurrencën e tregut duke kërkuar nga prodhuesit e telefonave të mençur të arrijnë një "marrëveshje kundër fragmentimit (AFA)" kur ata nënshkruajnë kontrata kryesore me Google mbi licencat e aplikacioneve dhe qasjen e hershme në OS.

Sipas marrëveshjes AFA, prodhuesit e pajisjeve nuk lejohen të instalojnë versione të modifikuara të Android OS, të njohura si "piruni Android" në produktet e tyre. Ata gjithashtu nuk lejohen të zhvillojnë pirunët e tyre Android, tha Yonhap.

Rregullatori gjithashtu ka urdhëruar kompaninë Google që t'i japë fund praktikës së saj për të detyruar prodhuesit e pajisjeve android të nënshkruajnë marrëveshjen AFA.

"Ne presim që masat e fundit do të ndihmojnë në krijimin e bazës për ringjalljen e konkurrencës në tregjet e sistemeve celulare dhe aplikacioneve. Kjo gjithashtu pritet të ndihmojë në nisjen e mallrave dhe shërbimeve inovative në tregjet e pajisjeve të mençura", citoi agjencia e lajmeve deklaratën e KFTC-së.

Duke reaguar ndaj vendimit, nga kompania Google thonë se planifikojnë të apelojnë vendimin e rregullatorit.

Në prill të këtij viti, autoritetet turke gjobitën kompaninë Google me 296 milionë lira turke (36.6 milionë dollarë) për shkelje të ligjit të konkurrencës në vend.

Në vitin 2019, Komisioni Evropian vendosi gjithashtu një gjobë prej 1,69 miliardë dollarë për kompaninë Google për shkeljen e rregullave të BE-së kundër monopolit në reklamat në internet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)