02 Qershor 2020

Komuna e Prishtinës për herë të tretë në finale të Albanian ICT Awards

Prishtinë, 27 prill - Komuna e Prishtinës kualifikohet për herë të tretë radhazi, në finalen e madhe të Albanian ICT Awards.

Në këtë edicion, Komuna e Prishtinës merr pjesë me tri projekte, në dy kategori - Shërbimi Publik më i mirë i vitit dhe Mobiliteti i vitit.

Në kategorinë Shërbimi Publik më i mirë, në vitin 2016 Komuna e Prishtinës fitoi çmimin e parë me projektin “E-Kiosku”, kurse në vitin 2017 garoi në finale me projektin Platforma Digjitale për Participim Publik.

Është hera e parë që një institucion publik për tre vite radhazi vlerësohet maksimalisht për shërbimet që ia ofron qytetarëve të vet.

Kualifikimi në finale edhe këtë herë, mes tre të nominuarve, tregon vazhdimësinë në përkushtimin për të ofruar shërbime sa më kualitative për qytetarët.

Gala mbrëmja e Edicionit të gjashtë të Albanian ICT Awards organizohet sonte, në Hotel Tirana International në Tiranë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)