19 Mars 2024

Kode Labs blenë kompaninë kosovare të teknologjisë Zag Apps

Prishtinë, 6 gusht - Kode Labs, kompani e specializuar në IoT për ‘commercial real estate’ me bazë në Detroit, ka blerë Zag Apps, kompani e teknologjisë që merret me zhvillimin e produkteve softuerike.

Blerja e Zag Apps, selia e së cilës ndodhet në Prishtinë, është shembull që tregon se edhe në Kosovë mund të ndërtohen kompani atraktive për tregun ndërkombëtar.

E regjistruar në vitin 2013, Zag Apps ka zhvilluar mbi 50 aplikacione për smartphone dhe ueb, të cilat kanë qenë në shërbim të miliona përdoruesve, si dhe u ka shërbyer më shumë se 30 klientëve nga mbarë bota.

Që nga viti 2017, kur dhe është themeluar kompania, Kode Labs ka bashkëpunuar me Zag Apps për të zhvilluar softuerë të personalizuar për partnerë strategjik dhe softuerë për ‘smart buildings’. 

Së bashku, dy kompanitë kanë marrë përsipër projekte për kompani të mëdha të ‘commercial real estate’ si dhe për kompani ndërtimore në të gjithë SHBA-në. Duke pasur parasyshë misionin e kompanive për të ofruar zgjidhje të automatizuara dhe të personalizuara teknologjike, ka qenë e natyrshme që Kode Labs dhe Zag Apps t’i bashkojnë forcat zyrtarisht. 

Tani si një ekip i vetëm, Kode ka në plan të zgjerojë më tej dhe të implementojë inovacione lidhur me IoT për ‘commercial real estate’ dhe industri të ‘building integration’. Bashkëthemeluesit e saj, vëllezërit Edi Demaj dhe Etrit Demaj, kanë lënë shenja në Detroit me iniciativa dhe inovacione të tjera teknologjike.

Ata gjithashtu kanë zhvilluar një gjurmë të fortë biznesi edhe në vendin e tyre të lindjes, në Kosovë. Partner në Kode Labs është edhe ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Futbollit të Shqipërisë, Lorik Cana, i cili bashkë me vëllezërit Demaj mezi presin që partnerët e Zag Apps, Gentrit Gojani dhe Zell Bakalli, t’i bashkohen ekipit. Gojani po i bashkohet ekipit si CTO (Chief Technology Officer) i Kode Labs kurse Bakalli si VP of Engineering (Zv. i Inxhinierisë).

"Me shumë entuziasëm i jam bashkuar ekipit të Kode Labs. Sporti dhe teknologjia janë dy fusha ku Shqiptarët vazhdojnë të tregojnë sukses ndërkombëtarë. Kjo është një industri për të cilën kam shumë pasion dhe ku do të shfrytëzoj përvojën time për ndërtimin dhe rritjen e Kode Labs në një kompani unike për shqiptarët në veçanti, si dhe për botën në përgjithësi," tha Lorik Cana, ish-kapiten i Kombëtares së Futbollit  Shqiptar dhe Partner i Kode Labs.

Kode Labs vazhdon të rekrutojë talentë të teknologjisë në Kosovë dhe rajon.

"Njëri prej qëllimeve tona ka qenë dhe mbetet gjetja e mënyrave kreative për bashkpunim me të rinjtë shqiptarë të cilët mund të jenë konkurentë në tregun ndërkombëtarë. Përveç talentit, njëra nga arsyet përse kemi vendosur të bëjmë blerjen e Zag Apps ka qenë kultura e punës brenda kompanisë. Produktet që ne po i ndërtojmë janë të reja jo vetëm për Kosovën e Ballkanin, por për industrinë tonë në përgjithësi, andaj mundësitë për ngritje profesionale janë të pafunda për ata që na bashkohen," tha Etrit Demaj, CEO i Kode Labs.

Për më shumë, kompania në mënyrë aktive investon në kompanitë e tjera të cilat i sheh si të përshtatshme për të ofruar shërbime në bazën e klientëve të saj.

"Kode" në Kode Labs përfaqëson rrënjët dhe origjinën e krijuesve te kompanisë, Kosova dhe Detroiti, të bashkuar në një fjalë të vetme. Pra, kjo blerje është vërtetë e përshtatshme për Kode Labs, strategjikisht dhe figurativisht.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)