10 Gusht 2020

Kina nis mision pa pilot në Mars

Pekin, 23 korrik - Kina nisi një mision pa pilot në Mars, gjatë të cilit shpreson të pëdorë anijen kozmike për të studiuar tokën e planetit të kuq.

Tianwen-1, ose “kërkimi i së vërtetës qiellore“, u nis me transportuesin e raketave Long March 5 nga qendra Uençang, në provincën Hainan.

Pamjet televizive treguan një ngritje të suksesshme, e cila u ndoq nga qindra njerëz.

Pajisja e Kinës do të marrë shtatë muaj kohë për të arritur në Mars.

Ky është fluturimi i dytë për në Mars këtë javë, pasi një anije kozmike e Emirateve të Bashkuara Arabe u nis nga Japonia, më 20 korrik.

Shtetet e Bashkuara pritet të nisin anijen e tyre në Mars javën e ardhshme.

Kjo është përpjekja e dytë e Kinës për në Mars.

Në vitin 2011, një anije kineze që shoqëronte një mision rus, ka humbur, pasi nuk ka arritur të dalë nga orbita e Tokës dhe është djegur në atmosferë.

Aterimi në Mars thuhet se është i vështirë.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ulur me sukses anije hapësinore në tokën e Marsit dhe këtë e kanë bërë tetë herë që nga viti 1976. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi salla C 301, ora 13:00)