30 Maj 2020

jCoders certifikohet nga agjensioni amerikan i akreditimit AdvancEd

Prishtinë, 21 mars - Akademia jCoders certifikohet nga agjensioni  më i madh akreditues amerikan AdvancED Akademia jCoders është certifikuar për cilësi në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri  dhe Matematikë) nga agjencioni më i madh i akreditimit amerikan  - ​AdvancED.

 Tash, në Kosovë Akademia jCoders qëndron si institucioni i parë në rajon i cili  ketë  vule të cilësisë në edukimin e të rinjëve për teknologji, gjë që e ekuivalenton jCoders  me një shkollë amerikane.    

Akademia jCoders, si institucioni edukativ me shtrirje më të madhe në Kosovë  (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Gjilan) ofron mësim për të rinjë të moshave 8-18  në programim, elektronikë dhe robotikë.

Tash 4 vite jCoders është kanal alternativ për  të mësuar teknologjinë dhe për t’i aftësuar të rinjtë me shkathtësitë e nevojshme për  të ardhmën e tyre.

Ky certifikim në STEM nga AdvancED mundëson të rinjët që përmes  jCoders të marrin certifikate e cila vlen ndërkombëtarisht.

Ky lloj i validimit e vendosë Kosovën ne hartën e edukimit kualitativ, dhe i konfirmon  metodologjitë inovative të jCoders.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)