03 Mars 2021

Interneti deri në 2014 do të rritet katër herë

Paris, 17 korrik - Internet qarkullimi global deri në vitin 2014 do të shënojë rritje për të paktën katër herë edhe atë në më shumë se 3/4 zetabajtë që është për 10 herë më shumë nga sasia e web qarkullimit të përgjithshëm në vitin 2008, treguan rezultatet nga hulumtimi që e publikoi kompania informatike amerikane “Cisco”.

Internet qarkullimi, siç tregoi hulumtimi në Evropën Qendrore dhe Lindore deri në vitin 2014 do të arrijë 2,5 heksabajtë në muaj, që është e barabartë me sasinë prej 514 milionë DVD disqeve.

Hulumtimi ka treguar se edhe në rritjen e ueb qarkullimit edhe më tej do të dominojnë video përmbajtjet, ndërsa në tre vitet e ardhshme përmbledhja e të gjithë video-formateve-TV, video kërkime, Internet video dhe P2P rrjetet, do të vazhdojë të kapërcejë 91 për qind nga qarkullimi shfrytëzues global. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)