29 Mars 2024

Instagram dhe Messenger bashkojnë grupet e bisedave

New York, 3 tetor - Pas lançimit të opsionit të ri gjatë vitit të shkuar i cili lejonte komunikimin mes përdoruesve të Instagramit dhe Messengerit, pa qenë nevoja të shkarkonin programet respektive, Facebook vjen me një ndryshim të ri.

Tashmë ky opsion do të jetë i përdorshëm edhe për grupet e bisedave. Përveç shkëmbimit të mesazheve, mund të përdoren sondazhet, Watch Together, të shohësh cili nga personat e grupit po dërgon mesazh dhe ngjyra të personalizuara në panel.

Gjithashtu, ata që nuk dëshirojnë të lidhen me kontaktet e tyre në Messenger mund ta çaktivizojnë opsionin për Instagramin dhe anasjelltas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)