20 Prill 2024

India ndërprenë disa shërbime të Google dhe Skype

New Delhi, 2 shtator - India stopoi disa shërbime të kompanive të mëdha komunikuese, duke përfshirë edhe Google dhe Skype, ndërsa fitoi edhe qasje të pjesërishme deri te informatat e Blekberi.

Ministri i Punëve të Brendshme i Indisë publikoi se janë dërguar lajmërime deri te zyrat e Google dhe Skype, me të cilat shteti kërkon nga kompanitë që t’i transferojë serverët në territorin e vendit dhe t’u lejojë shërbimeve indiane ta ndjekin qarkullimin e informatave.

Hapi i këtillë i Indisë është bërë për shkaqe sigurie, meqë derdhja e informatave mund të përdoret prej kryengritësve për qëllime terroriste apo tregti me materiale pornografike.

Këto aktivitete të Qeverisë, megjithatë, mund të reflektohet negativisht në tregun për teknologji celulare.

Krahas kësaj, me kufizimet e Blekberit, India jep kushte më të mira për konkurrentët e kompanisë kanadeze Apple dhe Nokia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)