15 Shkurt 2019

ICTSlab përgatit të rinjtë shqiptarë për sfidat e shekullit

Tiranë, 2 shtator - Nëse jeni student, freelancer, sipërmarrës apo thjesht keni pasion teknologjinë, qendra më e re e inovacionit në Tiranë ICTSlab vjen për tu dhënë jetë ambicieve tuaja profesionale.

Themeluar në Prill të 2018-ës si pjesë e vizionit të shtëpisë botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia, ky laborator multifunksional me në fokus edukimin, inovacionin dhe sipërmarrjen do të përgatisë rinjtë shqiptarë për sfidat e reja të këtij shekulli.

Falë një eksperience disavjeçare dhe mbështetjes së gjërë nga partneriteti i zgjeruar rajonal dhe ndërkombëtar, hapja e ICTSlab në Shtator afirmon më tej misionin e ICTSmedia jo vetëm të ndryshimit pozitiv në shoqëri përmes teknologjisë por edhe përmirësimit të imazhit shqiptar kudo në botë.

Me tre laboratorë kompjuterikë me më shumë se 30 kompjutera, sallë ngjarjesh e prezantimesh të përshtatshme për një mori aktivitetesh si: wokshope, hackathone, tryeza të rrumbullakët si dhe një hapësirë kolaborimi për ekipe dhe individë të talentuar në fushën e sipërmarrjes, qendra ICTSlab do të shndërrohet në ambientin më të dashur jo vetëm të fëmijëve por edhe profesionistëve.

Lehtësisht e aksesueshme për studentët dhe profesionistët ICTSlab gjendet shumë pranë Qytetit Studenti. Qendra ka mëse 185 metra katrorë hapësirë e cila mund të akomodojë deri në 50 persona.

Hapja e dyerve të ICTSlab në Tiranë sjell disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare të cilat do të ndihmojnë fëmijët në zhvillimin e aftësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, forcimit të logjikës, nxitjen e të mendurit kritik dhe kreativ, promovimit të punës në ekip, eksplorimet artistike dhe vënien në praktikë të metodologjive më të mira në tregun ndërkombëtar.

Planprogrami për moshat 7-14 vjeç parashikon aftësimin në: gjuhën e programimit Scratch, robotikë, Arduino, arkitekturë kompjuterike, Minecraft, zhvillimin e lojërave dhe aplikacioneve për telefonët celularë, zhvillimin e aplikacioneve dhe lojërave për ueb, dizajnim, modelim dhe printim 3D me seanca mësimore zhvillohen dyherë në javë.

Për moshat 15-19 vjeç, ICTSlab ofron planprogramin i cili konsiston në: njohjen e gjuhës së programimit Python, arkitekturave kompjuterike, njohjen Raspberry PI,  zhvillimin e lojërave dhe aplikacioneve për ueb dhe mobile.

Gjithashtu për këtë kategori moshash do të ofrohen kurse profesionale dhe certifikime në fushat e blockchain, infrastrukturave të rrjeteve, zhvillimin e aplikacioneve Android, iOS, ueb, mësimin e JAVA, menaxhimin e mediave sociale, marketingut e shumë të tjera.

Krahas planprogrameve për fëmijët e grupmoshave 8-14 vjeç dhe 15-19 vjeç, ICTSlab shpërblen fëmijët të cilët kryejnë me sukses trajnimet duke i anëtarësuar në klubin e talenteve Young Talents Club.

Kështu ata do të kenë mundësinë të ekspozohen në gara kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare duke përfaqësuar jo vetëm ICTSlab por edhe Shqipërinë.

Me Klubin e Talenteve ICTSlab do të organizojë për herë të parë National Summer Camp në bashkëpunim me qendra të tjera edukative të shteteve fqinje si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Kampi veror do të shërbejë që të rinjë të shkëmbejnë eksperienca me njëri tjetrin.

ICTSlab ofron gjithçka që një mendje kreative mund të ketë nevojë për të qenë sa më produktive. Ambiente të përbashkëta apo ambiente private të dedikuara nëse doni të punoni nga tavolina juaj dhe të qëndroni të fokusuar, ndërmjetësim me investitorë potencial, ndërmjetesim për punësimin tuaj në kompanitë innovative në rajon.

Edhe pse ICT është një industri në rritje dhe po ofron perspektiva në rritje të të diplomuarve në degët e ndryshme të saj, është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për punëdhënësit të kërkojnë dhe gjejnë kandidatët e duhur për pozicione specifike.

Në fund të muajit Shtator pasi procesi mësimor të ketë startuar, ICTSlab do të organizojë një aktivitet dedikuar hapjes së qendrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2019 - Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i  Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
 
- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë. (Sheshi “ Nënë Tereza, ora 9:30)

- Shoqata"Miqtë e Amerikës" organizon ekspoziten me fotografi të formatit 180×60cm me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës si Bill Clinton, George W. Bush, Merkel, Mbretëresha Elizabeta, Sarkozy, etj. (Sheshi tek shtatorja "Nëna Tereza" ora 10:00)

- Hapet ekspozita e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”. (Sheshi  “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Hapja e Panairit të produkteve Vendore. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:30)

- Let's Do It do të organizojë aksion pastrimi së bashku me komunën e Hanit të Elezit. (Pika kufitare "Hani i Elezit", ora 11:00)

- Shoqata Bamirëse Jetiamt e Ballkanit organizon ceremonisë solemne të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë e cila organizohet për nder të 17 shkurtit - Ditës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Mimoza Kusari - Lila Kryetare, do të mban konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Kosova 11 vjet shtet - Ngecjet në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë përpara". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, Rr. Uçk, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizojn panel diskutimi me temë “A je Shën Valentini im? Romantizmi mbivlerësohet”. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon solemnitet për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon nddarjn e titullit “Nderi i Qytetit” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Hapet ekspozita "Qytetet Shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916". (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit të Gjilani. (Sheshi “Idriz Seferi” në Gjilan, ora 17:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të mbajë një fjalë të shkurtër hapëse për interpretimin e OneBeat Balkans në teatrin ODA. (Teatri ODA, ora 20:30)