19 Mars 2024

IBM paraqet kompjuterin e parë kuantik në Gjermani

Berlin, 18 qershor - Kompania IBM paraqiti në Gjermani një nga kompjuterat më të fuqishëm kuantikë të Evropës, duke reklamuar përpjekjet e vendit për të qënë konkurrentë në atë që konsiderohet të jetë një nga teknologjitë kryesore të së ardhmes.

Kompjuterat kuantikë përdorin grimca më të vogla se atomi për të kapërcyer kufizimet e fizikës tradicionale dhe për të kryer përllogaritje me shpejtësi shumë më të lartë se edhe superkompjuterat më të shpejtë ekzistues.

Ndërsa është konsideruar prej kohësh si një sferë hulumtimesh misterioze, kompanitë gjithnjë e më shumë po shpresojnë të përdorin kompjutera kuantikë për të zhvilluar materiale të reja, ilaçe apo aplikime të inteligjencës artificiale.

Sistemi i ri i IBM-së është kompjuteri i parë kuantik jashtë Shteteve të Bashkuara, ku kompania ka tashmë më shumë se 30 kompjutera të tillë.

Ai është vendosur në një strukturë në Ehningen, që drejtohet nga Shoqata Kërkimore gjermane Fraunhofer.

"Kompjuterat kuantikë kanë potencialin të zgjidhin kategori të reja problemesh që nuk mund të arrihen të zgjidhjen edhe nga kompjuterat më të fuqishëm konvencionalë sot. Ilaçe dhe materiale të reja, modele më të sakta të motit, bateri që mund të jenë një mijë herë më të fuqishme, plehra kimike që kërkojnë më pak energji", thotë Arvind Krishna, kreu dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë IBM.

IBM-ja thotë se sistemi në Ehningen mund të procesojë 27 bit kuantikë, apo kubits në të njëjtën kohë.

Por Martin Jetter, kreu i kompanisë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, thotë se IBM-ja synon të ketë një kompjuter kuantik të qëndrueshëm, të aftë për të procesuar më shumë se 1.000 kubits deri në vitin 2023.

"Sistemi tradicional i përllogaritjeve ka një fund dhe ai nuk mund të plotësojë më sfidat që paraqet bota, inovacionet e reja janë të nevojshme", tha Martin Jetter.

Qeveria gjermane njoftoi muajin e kaluar se ka në plan të investonte rreth 2 miliardë euro në fushën e kërkimeve të teknologjisë kuantike deri në vitin 2025. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)