20 Prill 2024

Huawei lanson telefoinin P8 Lite

Pekin, 16 janar - Huawei P8 Lite është telefoni më i ri i zbuluar nga prodhuesi kinez që së shpejti do të hyjë në disa tregje evropiane.

P8 Lite paketon ekranin prej 5.2 inçëve me rezolucione prej 1080p të mbështjellur në një kornizë me shkëlqim. Dizajni i pajisjes nuk i ngjanë asnjë modeli të P8 ose P9, por është i ngjashëm me disa nga pajisjet e fundit të Huawei.

P8 Lite fuqizohet nga procesori Kirin 655, RAM memoria prej 3GB dhe hapësira e zgjerueshme prej 16GB. Pajisja poashtu sjell kamerën kryesore me 12MP dhe atë dytësore prej 8MP.

Bateria ka kapacitet prej 3,000 mAh dhe është e pandashme nga trupi i pajisjes. Huawei P8 Lite do të punojë me Android 7.0 Nougat.

Pajisja do të lansohet në disa tregje evropiane në fund të janarit, me çmim fillestar prej 239 dollarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)