24 Shtator 2020

Huawei është një mjet i spiunazhit elektronik të Pekinit

Washington, 19 nëntor - Shtetet e Bashkuara u dhanë 90 ditë të tjera afat kompanive të ndryshme që të ndërpresin marrëdhëniet e biznesit me gjigantin kinez të telekomit Huawei, duke thënë se kjo do t'i lejojë ofruesit e shërbimeve të vazhdojnë t'u shërbejnë zonave rurale.

Në muajin maj, Presidenti Donald Trump ndaloi në thelb kompaninë kineze Huawei të hyjnë rrjetet amerikane të telekomunikimit, pasi Uashingtoni zbuloi se kompania kishte shkelur sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe se ishte përpjekur të bllokonte një hetim të mëvonshëm.

Shtyrja e afatit, pas atij të njoftuar në muajin gusht, "do të lejojë që firmat e telekomunikimit të vazhdojnë t'u shërbejnë klientëve në disa nga zonat më të largëta të Shteteve të Bashkuara, të cilët në rast të kundërt do të mbeteshin pa rrjet," tha Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross në një deklaratë.

"Departamenti do të vazhdojë të monitorojë me rreptësi eksportet sensitive të teknologjisë për të garantuar se novacionet tona nuk do të shfrytëzohen nga ata që mund të kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare," tha ai.

Zyrtarët amerikanë pohojnë gjithashtu se Huawei është një mjet i spiunazhit elektronik të Pekinit, duke i bërë pajisjet e tij një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA. Huawei e mohon këtë.

Shefja financiare e Huawei-t, Meng Wanzhou, e cila është gjithashtu e bija e themeluesit të kompanisë, u arrestua në Kanada vitin e kaluar dhe tani po përpiqet të shmangë ekstradimin në Shtetet e Bashkuara. Ajo akuzohet për mashtrim dhe komplot që lidhen me sanksionet e SHBA.

Beteja rreth firmës Huawei po ndikon gjithashtu drejtpërdrejt tek lufta tregtare e Presidentit Trump me Pekinin.

Zyrtarët amerikanë fillimisht thanë se këto të dyja nuk kishin lidhje, pasi veprimet e firmës Huawei ishin rreptësisht çështje të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë kombëtare, por Presidenti Trump ka lënë të kuptohet se një zgjidhje mund të përfshinte edhe një mirëkuptim në lidhje me Huawei-n.

Pas thuajse dështimit të bisedimeve tregtare SHBA-Kinë në muajin maj, Uashingtoni e shtoi firmën Huawei në një listë të kompanive që ndalohen të blejnë teknologji amerikane pa miratimin paraprak nga qeveria amerikane.

Por, kompanitë kanë thënë se u duhet kohë për të filluar të zbatojnë rregullin e ri, prandaj Presidenti Trump ka lejuar vetëm transaksione të kufizuara në këtë fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)