25 Prill 2024

HELLO Solaborate shpallet Inovacioni i vitit në Albanian ICT Awards 2017

Prishtinë, 3 maj - HELLO nga Solaborate zgjidhet  Inovacioni i Vitit në Albanian ICT Awards 2017. Nga 106 aplikantë, HELLO Solaborate u zgjodh si pajisja më inovative e vitit 2016.

Edicioni i pestë i Albanian ICT Awards, gara mbarëkombëtare e shpërblimeve në fushën e teknologjisë së informacionit u mbajt në Tiranë në 28 Prill 2017. Disa çmime në kategori të ndryshme u shpërndanë  gjatë mbrëmjes GALA që u mbajt në Hotel Sheraton në orën 18:00.

Kategoria ku juria kishte qenë më shumë pozitive në marrjen e aplikimeve (projekteve) më cilësore të këtij viti ishte kategoria “ICT Inovacioni i vitit”.

Labinot Bytyqi dhe Mimoza Bytyqi, si themelues të kompanisë Solaborate, u shpallën fitues në kategorinë ICT Inovacioni i vitit me pajisjen për video-komunikim: HELLO. Produkti HELLO është një shtesë e platformës sociale dhe profesionale e Solaborate, e cila përdoret për video konferenca, shpërndarje të pamjes wireless, transmetim të drejtpërdrejtë, vëzhgim të sigurisë dhe më shumë.

Vitin e kaluar, HELLO mblodhi mbi gjysmë milioni dollarë nga platformat per mbledhjen e fondeve Kickstarter dhe Indiegogo. HELLO Solaborate ka filluar kohët e fundit shpërndarjet e porosive kudo ne botë.

“HELLO është një kombinim i hardware dhe software që ndihmon në thyerjen e barrierave mes zyres the shtëpisë,” tha Labinot Bytyqi duke shtuar se ndjehet i priviliegjuar me marrjen e këtij çmimi.

Gjithashtu, Bytyqi u ndihet mirënjohes organizatorëve te Albanian ICT Awards dhe i falenderon për iniciativen qe ata kanë marrë në identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së.

Gara për tetë kategoritë si  ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, Femra në ICT dhe çmimi i ri  ICT Siguria Kibernetike u shpall e hapur me 27 Janar. Te interesuarit per tu bërë pjesë e garës kanë pasur mundësi të aplikojne deri me 31 Mars, 2017 përmes webfaqes zyrtare të ICT Awards  (http://www.ictawards.org/.)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)