28 Mars 2024

Hapet Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Istog

Istog, 14 nëntor - Sot është bërë hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Shtëpinë e Inovacionit në Istog.

Numri i pjesëmarrëve të Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm përfshinë 53 të rinjë, prej të cilëve 20 janë nga Mali i Zi.

Gjatë kësaj jave të rinjët do të mentorohen nga ekspertë të fushës së turizmit dhe TIK, ndërsa të Shtunën do të prezantohen idetë më të mira para jurisë profesionale.

Është e paraparë që idetë më inovative të shpërblehen me shumën deri në 3,000.00 Euro për zhvillim të mëtutjeshëm.

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është mjedisi më i mirë për të promovuar ndërmarrësinë dhe vetë-punësimin.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, \"Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi\",implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është një vlerë e shtuar kundrejtë Javës së ndërmarrësisë që po mbahet këto ditë në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)