19 Mars 2024

Hakerët grabisin të dhënat e hotelve Starwood

New York, 1 dhjetor - Informacionet e 500 milionë personave që kanë qëndruar në hotelet Starwood, degë e rrjetit ndërkombëtar të hoteleve Marrott, janë komprometuar.

Kompania Marriott thotë se është zbuluar hyrje e paautorizuar brenda rrjetit të hoteleve Starwood që nga viti 2014.

Kompania tha të premten se mund të jenë marrë numrat e kartave të kreditit dhe datat e skadimit të tyre të disa klientëve.

Për rreth 327 milionë persona, informacioni i ekspozuar përfshin kombinime të emrit, adresës postare, numrit të telefonit, adresën e emailit, numrin e pasaportës, informacione mbi llogarinë e klientëve të preferuar për Starwood-in, datën e lindjes, gjininë, informacion mbi mbërritjen dhe largimin nga hoteli, datën e rezervimit. Për të tjerët është marrë më pak informacion.

Kompania Marriott tha se ka pasur ndërhyrje në bazën e të dhënave të saj në shtator, ku gjendej informacion rreth rezervimeve në hotelet Starwood për datën 10 shtator ose përpara kësaj date.

Përmes hetimit kompania zbuloi se dikush kishte kopjuar dhe koduar informacionin e klientëve të hotelit dhe ishte përpjekur ta hiqte nga sistemi.

Kompania Marriott ka krijuar një faqe interneti dhe një qendër që do të presë telefonat e kujdo që mendon se është në rrezik dhe se do të fillojë dërgimin e emaileve tek ata që janë prekur.

Kompania Marriott dhe dega e saj Starwood u bashkuan dy vite më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)