18 Nëntor 2019

Google njoftoi për një arritje historike në teknologji

New York, 24 tetor - Kompania me e madhe teknologjike në botë Google njoftoi për një arritje historike në teknologji.

Firma tha se një procesor eksperimental kuantesh ka përfunduar në pak minuta një llogaritje mjaft të komplikuar, për të cilën një super kompjuteri tradicional do t’i duheshin 10 mijë vjet.

Gjigandi i teknologjisë njoftoi jë përparim në llogaritjet me kuante që i përkasin një brezi të ri kompjuterash.

Ekspertët thonë se kjo mund të çojë në përparime të mëdha në inteligjencën artificiale, në thyerjen e kodeve, transportin dhe zhvillimin e ilaçeve.

Një kompani rivale, IBM, e vuri në diskutim një element kryesor në pretendimin e firmës Google.

Megjithëse dobia e një procesori që kryen një llogaritje të vetme mund të jetë e kufizuar, kompania Google tha se ky është vetëm hapi i parë.

"Avioni i parë fluturoi vetëm 12 sekonda, dhe kjo nuk kishte asnjë zbatim praktik. Por ajo tregoi mundësinë se një aeroplan mund të fluturonte," tha shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai

Llogaritja kuantike bazojet në fizikën kuantike dhe është një teknologji për përpunimin shumë më të shpejtë të informacionit. Kompjuterët bashkëkohorë përdorin rryma elektrike ose pulse optike që përfaqësojnë njësha ose zero të quajtura "bite". Informacioni që përpunojnë kompjuterët e sotëm përbëhet nga vargje të gjata shifrash binare – njësha dhe zero.

Një kompjuter kuantik funksionon ndryshe. Ai përdor “qu-bite”, të cilat janë grimca nënatomike, si elektronet ose fotonet që manipulohen për të siguruar më shumë fuqi përpunimi dhe shpejtësi më të mëdha sesa ato që mund të arrihen me anë të biteve, njëshave dhe zerove.

Google thotë se ka arritur "epërsinë kuantike" - zgjidhjen e një problemi përtej mundësive të kompjuterave të fuqishëm tradicionalë, një synim për të cilin po përpiqen prej kohe kompanitë e teknologjisë së lartë dhe grupet e ndryshme kërkimore.

Një kompani e tillë, IBM, e vuri në pikëpyetje pretendimin e firmës Google për epërsi kuantike, duke thënë se një kompjuter bashkëkohor mund ta kishte zgjidhur po aq mirë problemin në vetëm dy ditë e gjysmë, jo në 10 mijë vjet siç thotë Google.

IBM vuri në dukje se epërsia kuantike arrihet kur "kompjuterët kuantikë mund të bëjnë gjëra që kompjuterët klasikë nuk i bëjnë dot". IBM tha se Google nuk e ka përmbushur këtë synim, pavarësisht se kreu një "sfidë të jashtëzakonshme", siç e quajti IBM. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)