15 Tetor 2019

Google do të pagujë 1.1 miliardë dollarë taksa Francës

Frankfurt, 13 shtator - Gjiganti teknologjik i ShBA-së "Google" ka rënë dakord të paguajë mbi 1.1 miliardë dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me autoritetet tatimore franceze .

Në vitin 2017, Franca i kërkoi kompanisë "Google" të paguajë taksa pas një hetimi për mashtrim fiskal.

Franca shpreson që Bashkimi Europian dhe vendet e tjera të ndryshojnë rregulloren e tanishme që u mundëson gjigantëve të internetit si "Facebook", "Google" dhe "Apple" të pakësojnë taksat nëpërmjet regjistrimit të të ardhurave në vendet me taksa të ulëta.

Për shkak të mos arritjes së marrëveshjes ndërkombëtare fiskale, në janar të këtij viti, Franca vuri një taksë digjitale 3% ndaj shitjeve të gjigantëve të internetit.

Autoritetet fiskale franceze përshëndetën këtë projekt të zgjidhjes, duke thënë se ky shënon përfundimin e një epoke. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)